Çfarë është winbank?

WINBANK nga Tirana Bank është platforma elektronike nëpërmjet së cilës ju mund të kryeni veprime bankare të sigurta nëpërmjet internetit, kudo që ndodheni!

Përfitoni nga avantazhet që ofron Winbank, 24 orë në 24, 7 ditë në javë, FALAS!

Winbank ju mundëson:

Portofoli im:

Me një vështrim: Shikoni përmbledhjen e portofolit tuaj në Bankën e Tiranës me vlera reale dhe analizë të detajuar të: llogarisë, kredisë dhe kartës suaj së kreditit.

Menaxhim i Llogarive: Shikoni të gjitha llogaritë tuaja me balancat e tyre në detaj, transaksionet e kryera me to ndërkohë që mund të kërkoni dërgimin e detajuar të transaksioneve në e-mail-in tuaj personal.

Menaxhim i Kartave: Shikoni të gjitha detajet e kartës së kreditit që ju keni me Bankën e Tiranës: detyrimin, limitin e kartës, transaksionet apo faturën mujore.

Menaxhim i Depozitave me afat:  Ju mund te celni nje depozite me afat nepermjet Winbank, kurdo dhe kudo qe mund te ndodheni, pa prezencen tuaj fizike ne sportelet e Bankes Tirana. Gjithashtu ju mund te shikoni nje permbledhje te te gjitha depozitave tuaja me afat qe dispononi prane Tirana Bank, te shikoni detajet e seciles prej tye dhe te perditesoheni me normat e interesave te ofruara per keto depozita.

 Pagesat:

Paguani faturën mujore të kartës së kreditit nëpërmjet debitimit të njërës prej llogarive tuaja bankare.

Paguani faturat e lëshuara nga OSHEE, UKT, ALBTELEKOM / EAGLE MOBILE, TELEKOM ALBANIA, VODAFONE,  PLUS, ABCOM, DIGITALB PA KOMISION.

Per JU kliente Biznes, tashme mund te paguani detyrimet ndaj Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve si: TVSH, Tatimin ne Burim si dhe Kontributet e Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetsore PA KOMISION.

Kontrolloni të gjithë urdhër pagesat ose pagesat periodike si dhe detajet mbi historikun e kryerjes së tyre.

Transfertat:

Transferoni fonde ndërmjet llogarive tuaja ose tek llogaritë e personave të tretë brenda rrjetit të Bankës Tirana PA KOMISION.

  1. Transferoni fonde me Winbank në të gjithë botën (brenda dhe jashte Shqiperise) bazuar në Kushtet e Punës për transfertat.
  2. Ekzekutoni të gjitha urdhër pagesat tuaja dhe shikoni historikun e ekzekutimit dhe detajet e tyre. 

Benefite të tjera:

1. Aplikoni per overdraft, kredi konsumatore, hipotekore dhe karte krediti nepermjet Winbank. Stafi i Tirana Bank do t'ju kontaktoje menjehere per te finalizuar aplikimin tuaj.

2. Aplikacioni winbank për IOS dhe Android ju jep mundësinë të lokalizoni ATM-te më afër jush nëpërmjet shënuesit të vendodhjes së ATM-se. 

3. Sinjalet SMS Alerts të kartave të kreditit, ju mundësojnë njoftim të menjëhershëm nëpërmjet SMS apo e-mail tuaj pesonal për: a) Blerjet dhe tërheqjet cash që kryeni me kartën tuaj të kreditit, b) Detyrimin e fatures mujore te kartës suaj të kreditit, c) Riemetimin e kartes suaj te kreditit.