Termat dhe Kushtet

  1. Banka, i jep Klientit, me deshiren e tij, mundesine qe nepermjet sistemit elektronik bankar Winbank te kryeje transaksione bankare (ne vijim do te quhen "Transaksione") me kushtet qe pershkruhen me poshte.
  2. Sistemi elektronik bankar Winbank eshte nje sistem qe i lejon Klientit marrjen e informacionit, dergimin e urdherave e kerkesave dhe kryerjen e transaksioneve bankare ne distance, duke perdorur mjete te ndryshme elektroteknike te komunikimit si internet, rrjetin e telefonise fikse, rrjetet e telefonise celulare. Klienti kupton dhe njeh se sistemi Winbank eshte nje sistem vazhdimisht ne zhvillim, subjekt i ndryshimeve dhe plotesimeve, dhe nuk eshte i varur ekskluzivisht nga asnje teknologji qe ekziston ne momentin e nenshkrimit te kesaj kontrate dhe se, per kete arsye Banka ka te drejte qe kohe pas kohe te ndryshoje te dhenat dhe parametrat e sistemit Winbank, si p.sh numrin dhe llojin e Transaksioneve te kryera, parametrat teknik te pajisjes te perdoruesit, metodat dhe sistemet e njohjes ose te vertetimit te identitetit te perdoruesit, etj.

  3. Me regjistrimin e Klientit ne sistemin Winbank dhe pasi te aktivizohet nga Banka sistemi i kryerjes se transaksioneve te automatizuara, Klienti ose (nese Klienti eshte person juridik) çdo Perfaqesues i Klientit do te marre nga Banka numrin personal te identifikimit (PIN) qe sherben per te verifikuar identitetin e Klientit dhe i jep atij te drejte hyrje ne sistemin Winbank (ne vijim do te quhet "Kodi"), dhe ky kod do te jete i pershtatshem per te lejuar Klientin te kete te drejte hyrje ne sistemet elektronike qe do t'i ofrohen atij nga Banka (nepermjet Internet-it, nepermjet rrjetit te telefonise fikse, etj). Kodi mund te perbehet nga nje ose me teper elemente numeriko-alfabetike ose elemente dixhitale te njohjes (PIN - vertetim dixhital, etj.) e varur kjo nga menyra dhe teknologjia qe do te perdori Banka per t'i dhene Klientit te drejte hyrje ne sistemin elektronik te saj. Sa here qe Klienti (i cili vepron nepermjet Perfaqesuesve te tij nese eshte person juridik) perdor sistemin Winbank dhe deshiron te kete te drejte hyrje (akses) ne informacione konfidenciale qe kane te bejne me llogarine e tij, ose te kryeje transaksione, duhet te vertetoje identitetin e tij me perdorimin e Kodit te tij ose sipas rastit (ne qofte se eshte lidhur nepermjet telefonit) duke shtypur kodin ne tastieren e telefonit, gjate lidhjes me sistemin Winbank, ose me çfaredo menyre tjeter qe i kerkohet ne çdo rast nga sistemi. Klienti deklaron se kupton dhe pranon qe dergimi (hyrjafutja) i Kodit te tij ne sistemin Winbank i verteton Bankes identitetin e tij dhe perben prove per perdorimin e sherbimit nga Klienti, e ne menyre te veçante per dergimin e urdherit elektronik nga vete Klienti dhe per informimin e vete Klientit. Palet kontraktore bien dakord se fuqia provuese e ketyre urdherave elektronike eshte e njejte me urdherat e shkruar. Transmetimi i urdherit elektronik tek Banka dhe depozitimi ne sistemin kompjuterik te saj perben prove te plote te urdherit. 
  4. Banka nuk ka absolutisht asnje te dhene mbi Kodin e Klientit (PIN), por te dhenat e ketij kodi i ka gjithmone vetem ne menyre te inkriptuar
  5. Ne rast se veren ndonje abuzim, mashtrim ne lidhje me Kodin e tij qe ben te mundur aksesin e personave te trete te paautorizuar ne llogarine e tij nepermjet sistemit Winbank, Klienti duhet te njoftoje menjehere Qendren e Sherbimit te Klienteve te Bankes ne numrat e telefonit 04-2277 700 ose 08006868 ose çdo numer tjeter qe i njoftohet nga Banka. Banka angazhohet te anulloje menjehere Kodin e Klientit dhe mban pergjegjesi per Transaksionet e kryera nepermjet sistemit Winbank duke filluar nga momenti i njoftimit. Banka ka instaluar sistemin e regjistrimit fonik te bisedave midis Klienteve dhe centralit telefonik te sherbimit ndaj Klienteve. Klienti deklaron se jep qe tani pelqimin dhe lejon regjistrimin e bisedave te atij vete ose, nese eshte person juridik, edhe te Perfaqesuesve te tij ose te nepunesve dhe perfaqesuesve te Bankes, gje qe do te perbeje deshmi te plote te te gjithe bisedave dhe te kohes qe jane kryer, siç do te rezultoje nga sistemi automatik i regjistrimit te Bankes, dhe Klienti pranon qe ato te perdoren si prove me fuqi te plote ligjore nga Banka para organeve gjyqesore ne rast konflikti. Ne rastin e njoftimit me telefon, Klienti duhet t’i jape Bankes te gjitha te dhenat e nevojshme dhe qe kerkohen prej saj me qellim identifikimin e tij si perdorues i sistemit Winbank, dhe pranon shprehimisht se Banka nuk ka detyrim te verifikoje identitetin e personit i cili ben njoftimin ne fjale. Palet bien dakort shprehimisht qe nese Klienti do te kundershtoje identitetin e bashkebiseduesve, autenticitetin ose permbajtjen e zerit te regjistruar si mesiper, atehere ai do te mbaje pergjegjesi per deshmine dhe pretendimet e tij. Banka administron dhe fshin keto regjistrime ne perputhje me percaktimet e legjislacionit ne fuqi.
  6. Klienti dhe, nese ai eshte person juridik, Perfaqesuesit e Klientit kane mundesine te realizojne ndryshimin e Kodit Personal te secilit (nga momenti qe atyre u jepet Kodi fillestar nga Banka), me nje Kod tjeter sipas perzgjedhjes se tyre, nepermjet mundesise se ndryshimit te Kodit qe jep (ofron) sistemi Winbank Banking. Ndryshimi i Kodit ne periudha te rregullta kohore eshte i rendesishem dhe eshte nje mase e nevojshme sigurie te cilin Klienti ose (nese eshte person juridik) Perfaqesuesit e tij duhet ta aplikojne.
  7. Banka, nese e gjykon te arsyeshme, mund te anulloje Kodet e dhena ne çdo kohe duke njoftuar Klientin lidhur me kete veprim. Ne kete rast, anullimi ka pasoja te menjehereshme e te pademshme, dhe Klienti rrjedhimisht humb cdo te drejte perdorimi ne sistemin Winbank 
  8. Nepermjet sistemit Winbank Klienti mund te kryeje transaksionet e meposhtme:

- Menaxhim te llogarive te tij prane bankes (shikon balancat dhe transaksionet e llogarive, nxjerrje fature per nje periudhe te caktuar mujore)

- Transferta brenda Bankes si ndermjet llogarive te vete Klientit ashtu edhe tek llogarite e te treteve

- Transferta jashte Bankes (brenda dhe jashte vendit)

- Pagesa te faturave te ndryshme (pagesa te ndryshme te utiliteteve, kompani celulare, pagesa te ndryshme ne favor te institucioneve shteterore, etj)

- Historiku i pagesave ose urdherave te dhena nepermjet Winbank

9. Gjithe Informacioni qe Klienti i transmeton Bankes eshte konfidencial, dhe Banka eshte e detyruar ta perdore ate me kujdes, dhe vetem ne ate menyre qe gjykohet e nevojshme ne kuadrin e sherbimeve te ofruara. Klienti dhe Perfaqesuesit, me anen e kesaj Kontrate, japin pelqimin e tyre per perpunimin dhe kryesisht per regjistrimin dhe depozitimin ne arkive nga punonjesit e sherbimit me klientet ose perfaqesuesve kompetent te Bankes, te urdherave dhe te te dhenave te tjera personale qe kane te bejne me kryerjen e transaksioneve te Klientit nepermjet instrumenteve elektronike, dhe deklarojne se jane informuar rregullisht para nenshkrimit te kesaj Kontrate per perpunimin e te dhenave personale nga Banka, per qellimin e perpunimit, marrjen e te dhenave dhe te drejten per hyrje ne arkiven e transaksioneve te Bankes.

10. Gjithe Informacioni qe jepet nepermjet sistemit Winbank eshte konfidencial per Klientin dhe Perfaqesuesit e tij, te cilet jane te detyruar te mos ua bejne te ditur personave te trete dhe te garantojne ruajtjen e sekretit te informacionit nga persona te trete te paautorizuar.

11. Banka eshte e detyruar t'i nenshtrohet dispozitave te ligjit Nr.9887, date 10.03.2008 “Per mbrojtjen e te dhenave personale” i ndryshuar, ligjit Nr.9662, date 18.12.2006 "Per bankat ne Republiken e Shqiperise" i ndryshuar, dhe akteve nenligjore per sekretin bankar te miratuara nga Banka e Shqiperise ne zbatim te ketij ligji, qe do te jene ne fuqi çdo here dhe deklaron se ka ndermarre te gjitha veprimet, sipas legjislacionit ne fuqi (p.sh. njoftime, pelqime etj.) qe kerkohen per perpunimin e ligjshem te te dhenave me karakter personal