Tirana Bank padyshim shkëlqeu në çmimet Global Finance 2014. Revista prestigjioze ndërkombëtare bankare ka shpallur çmimet e veta 2014 ku Tirana Bank renditet si "Banka më e mirë për Platformën Elektronike në Shqipëri", duke iu bashkuar historisë së suksesit të Grupit në banking-un elektronik.
Bankat fituese u përzgjodhën bazuar në kriteret e mëposhtme:
• Fuqia e strategjisë për tërheqjen dhe shërbimin e klientëve në internet
• Suksesi në nxitjen e klientëve për të përdorur ofertat e rrjetit
• Rritja e numrit të konsumatorëve në internet
• Gama e gjerë e ofertave për produktin
• Të dhënat mbi përfitimet e prekshme të përftuara nga përdorimi i internetit
• Funksionimi dhe skicimi i faqes web
Ky çmim është shumë i rëndësishëm për Tirana Bank dhe Grupin e Pireut, duke dëshmuar edhe njëherë theksin që grupi ynë ka mbi teknologjinë dhe kanalet alternative.
Tirana Bank do t’i qendrojë besnike premtimit për të pasuruar vazhdimisht shërbimet e internetit, duke i ofruar klientëve të saj zgjidhje të reja që e bëjnë sistemin bankar më të përshtatshëm, ndërkohë që u jep atyre mundësinë të kursejnë kohë dhe kosto në një mjedis të sigurt.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni linkun e Global Finance më poshtë:
https://d2tyltutevw8th.cloudfront.net/media/document/best-consumer-internet-bank-awards-2014-central-1406555787.pdf