Çfarë është "Karta e Kreditit Online"
Tirana Bank është një hap para dhe ju jep akses direkt dhe pa komisione për detajet e kartave të kreditit nëpërmjet internetit.
Nëpërmjet "Karta e Kreditit Online", ju keni mundësi të lidheni dhe të shikoni të gjitha të dhënat dhe detajet të lidhura me kartën e kreditit, në cdo moment të ditës.
Funksionet e vlefshme
• Shikon shumat totale të kartave të kreditit të Tirana Bank
• Detajet e kartës së kreditit
• Shikoni të gjitha transaksionet tuaja
• Detajet e llogarisë mujore
• Analiza e llogarisë: data e fundit e lëshimit , balanca aktuale, shuma për t’u paguar, data e pagesës, minimumi i pagesës si dhe limiti për t’u shpenzuar.
Aksesi në "Karta e Kreditit Online"
Për të hyrë në "Karta e Kreditit Online" nuk ka nevojë për rregjistrim. Ju thjesht duhet të zotëroni të paktën një Kartë Krediti Tirana Bank.
Detajet e kartës së kreditit që kërkohen për të hyrë janë: Numri i kartës së kreditit Tirana Bank, Data e skadencës, CVV2 (treshifrori në pjesën e pasme të kartës), Datëlindja.