Fushatë Promocionale për Kartat e Kreditit VISA, Classic & Gold

Kartë Krediti VISA Classic Pa Kontakt

Përfito 0 komision për abonimin vjetor të kartës së kreditit Visa Classic, për vitin e parë.

* Oferta është e vlefshme  nga data 15 Nëntor 2019 deri më 15 Janar 2020.

Karta e Kreditit Visa Classic ështe një limit kredie I krijuar për t’i shërbyer kërkesave dhe dëshirave të klientit në mënyrë të thjeshte dhe të sigurtë.

Ju mund ta përdorni gjerësisht kudo që shihni logon “VISA” në POS apo ATM:

  • Në mijëra njësi shitje dhe në Shqipëri (hotele, restorante, dyqane, agjensi udhëtimi etj.);

  • Mbi 20 milion njësi shitje në mbarë botën

Karakteristikat e Kartës VISA CLASSIC

-  Monedha: LEK

-  Shuma e financimit:

  • Min: 100 EUR / 12,500 LEK

  • Max: 5,000 EUR / 625,000 LEK (e pasiguruar)

  • Max: 50,000 EUR / 6,250,000 LEK (e siguruar me depozitë me afat)

-  Normat e Interesit:   

Kliente Pagamarres

Kliente Standarte

Garanci me Depozite me afat

18%

20%

12%

-  Pagesa minimale mujore : 7% e limitit të përdorur të kartës 

-  Tërheqje mujore: 30% i limit të kartës

-  Limiti i pagesave Contactless: 4,500 LEK

 

Përfitimet  nga Karta e Kreditit Visa Classic:

-  0 komision për të gjitha blerjet në Pikat e Shitjes (POS) dhe Internet;

-  Interesa dhe komisione konkurruese

-  Njoftim falas përmes shërbimit të SMS/E-mail Alert për transaksionet e kryera dhe faturën mujore

-  Informacion online falas me shërbimin winbank “Karta e Kreditit Online” për veprimet e kryera me kartë

-  Siguri e lartë me teknologjinë Chip & Contactless

-  Pagesë me Këste Fikse Mujore për çdo blerje në pikat e shitjes POS brenda dhe jashtë vendit

-  Deri në 2 karta shtesë falas për të afërmit tuaj

 

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68.