Kredi për Emigrantë

​KREDI PËR BLERJE/ NDËRTIM/ RIKONSTRUKSION SHTËPIE PËR EMIGRANTË

Kredi për Blerje, Ndërtim dhe Rikonstruksion Shtëpie me normë interesi fikse për vitin e parë 3.5% në Lekë dhe 2% në Euro.

Monedha, afati dhe limiti i financimit:

• Kjo kredi përfitohet në monedhën LEK dhe EUR

• Min i financimit është:
  - 5,000 EUR (ekuivalenti në monedhën LEK) për
  Blerje/Ndërtim Shtëpie
  - 8,000 EUR (ekuivalenti në monedhën LEK) për
  Rikonstruksion Shtëpie

• Max i financimit është:
  - 300,000 EUR (ekuivalenti në monedhën LEK) për
  Blerje/Ndërtim Shtëpie
  - 200,000 EUR (ekuivalenti në monedhën LEK) për
  Rikonstruksion Shtëpie

• Afati i shlyerjes është:
  - 30 vjet për Blerje/Ndërtim Shtëpie
  - 20 vjet për Rikonstruksion Shtëpie

• Normat e interesit:

 

MonedhaBlerje/Ndërtim dhe Rikonstruksion Shtëpie
LEK3.5% Fiks viti i parë, më pas TRIBOR 12M + 2%, MIN 4%
EUR2% Fiks viti i parë, më pas EURIBOR 12M + 4%, MIN 4%

 

GARANCIA

• Hipotekë e rangut të parë mbi pronën që financohet ose pronë tjetër që plotëson kushtet e Bankës.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:

I. Të dhëna personale:
   1.Dokument identifikimi (Fotokopje e Pasaportës/Letërnjoftimit);
   2.Çertifikatë Familjare (origjinale) lëshuar brenda tre muajve të fundit;
   3.Faturë e shërbimeve utilitare të tre muajve të fundit;
   4.Leje e përhershme qëndrimi në vendin ku jeton.

II. Dokumenta mbi kolateralin:
A.Blerje Shtëpie:
   1.Dokumentat e pronës;
   2.Kontratë sipërmarrje;
   3.Vërtetim mbi pagesën e klientit paradhënie tek shitësi.

B.Ndërtim Shtëpie:
   1.Leje Ndërtimi dhe Projekti Teknik;
   2.Kostot totale të projektit të ndërtimit;
   3.Plani financiar i punimeve;
   4.Kontratë sipermarrjeje me kompaninë e ndërtimit (nëse ka);
   5.Dokumentacioni i pronësisë së tokës.

C.Rikonstruksion Shtëpie:
   1.Dokumentat e pronës;
   2.Preventiv punimesh për qëllim rikonstruksion prone;
   3.Vlerësim Punimesh (për shuma mbi 20,000 EUR);
   4.Leje/njoftim nga bashkia për rikonstruksion të pronës.

III.Dokumentat mbi verifikimin e të ardhurave
   1.Leje pune të vlefshme;
   2.Deklarim i taksave i vitit të fundit nëse është i punësuar dhe të dy viteve të fundit nëse ushtron aktivitetin e tij profesional (i vetëpunësuar);
   3.Nxjerrje llogarie individuale apo të biznesit të vitit të fundit dhe vitit aktual;
   4.Kontratë pune dhe/ose konfirmim nga punëdhënësi;
   5.Vërtetim i ambientit te jetesës (kontratë pronësie apo qeraje);
   6.Regjistri i kredisë së vendit ku jeton