​Instant Cash!

Dërgoni dhe tërhiqni para në kohë reale!

 

Tirana Bank ju ofron shërbimin më të ri "Instant Cash", nëpërmjet të cilit klientëve i jepet mundësia e tërheqjes së parave shumë shpejt dhe thjeshtë, në rrjetin e ATM-ve të Tirana Bank, pa patur nevojën e përdorimit të kartës së debitit.

 

Cfarë nevojitet për të përdorur shërbimin "Instant Cash"?

  • Klienti duhet të ketë të hapur një llogari pranë Tirana Bank
  • Klienti duhet të jetë i regjistruar  në platformën E-banking
  • Klienti duhet të ketë detyrimisht të regjistruar një numër celulari aktiv në sistem.   

 

Karakteristikat e shërbimit "Instant Cash":

  • Veprimet "Instant Cash" mund të urdhërohen nëpërmjet e-banking vetëm në monedhën LEK dhe vetëm nga klientët Individë;
  • Për veprimet "Instant Cash", shuma minimale është 1,000 lek – maksimumi 75,000 lek/ditë;
  • Pas përfundimit të veprimin në platformën e-banking, klientit i vjen në celularin e tij, kodi sekret dhe afati i vlefshmërisë së kodit.
  • Tërheqja e fondeve mund të kryhet vetëm në ATM-të e Tirana Bank;
  • Fondet tërhiqen në ATM, vetëm duke vendosur kodin dhe shumën e saktë, pa patur nevojë për kartë debiti;
  • Nuk aplikohet komision për përdorimin e shërbimit "Instant Cash";

Për informacione të mëtejshme ju lutemi kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi Call Center: +355 4 2277700.