Si të rregjistroheni

 

Rregjistrimi i Individeve ne sistemin Winbank

Ne po rrisim sherbimet tona qe t'ju pershtatemi nevojave tuaja dhe ta bejme kontaktin tuaj me Banken ashtu siç e deshironi. Regjistrohuni ne Winbank dhe shikoni cilesine e larte te sherbimeve tona. Ju mund te zgjidhni gjuhen tuaj te preferuar per te gjithe sherbimet: Anglisht dhe Shqip.

Nepermjet Winbanl ju ofrojme shume sherbime bankare. Ju lutem klikoni ketu per te pare listen e plote.

Ne menyre qe te regjistroheni ne sistemin Winbank dhe te kryeni transaksione ju vevojiten:

  • Te keni Internet
  • Te keni te pakten nje llogari active me Tirana Bank
  • Visitoni nje nga deget e Tirana Bank
  • Firmosni kushtet e punes per te drejtat e hyrjes ne Winbank
  • Firmosni dhe merrni ne dorezim aplikimin qe paracakton te drejtat e hyrjes ne sistemin Winbank
  • Merrni kodet e sigurise per sherbimin Winbank (Identitetin e perdoruesit ID & PIN) dhe opsionale pajisjen electronike te sigurise se dyfishte qe gjeneron ExtraPIN dhe kostot e saj

Ju mund te regjistroheni ne sistemin Winbank me vetem nje vizite ne nje nga deget tona. 

Gjate vizites ne dege ju duhet te keni me vete:

  • Pasaporte ose karten e identitetit

Sapo te merrni kodet tuaja personale ju jeni nje perdorues aktiv i sherbimit Winbank.

Mireseerdhet te Winbank.

 

 

Rregjistrimi i Klienteve Korporata ne Winbank

Kemi pasuruar sherbimet tona qe veprimet tuaja bankare te zgjasin vetem pak minuta, duke ju ofruar komfortin dhe sigurine qe ju prisni nga nje banke moderne.

Nepermjet Winbank ju ofrojme shume sherbime bankare. Ju lutem klikoni ketu per te pare listen e plote.

Me konkretisht, Winbank per kliente korporata ju ofron opsionin qe te keni shume perdorues nenpunes te kompanise me te drejta te ndryshme aksesi ne kete sherbim (p.sh. monitorimi i gjendjes se llogarise, kryerje transaksionesh vetem mes produkteve te kompanise, pergatitja e transaksioneve qe do te mbyllen dhe aprovohen nga nje perdorues tjeter, etj.).

Per me shume ne ju ofrojme rolin e Administratorit per aq perdorues “nenpunes kompanie“ sa ju deshironi. Administratori nepermjet aksesit te tij ne Winbank do te kryeje ose jo transaksione, do te monitoroje action logs e perdoruesve tuaj te thjeshte dhe do te menazhoje te drejtat e tyre p.sh. te zhbllokoje, te modifikoje limitet e tyre, etj.

Sherbimi jone Winbank per Klientet Korporata mbulon detyrat e meposhtme:

  • "cfaredo" lloj firme per cfaredo lloj transaksioni monetar
  • Limite te ndryshme monetare per lloje te ndryshme veprimesh
  • Nivele te ndryshme aprovimi ose aksesi
  • Ekzistenca e rolit te Administratorit (per aq perdorues sa deshironi) eshte jo vetem per te monitoruar on-line veprimet e kryera nga perdoruesit e tjere por gjithashtu menaxhimi on-line i te drejtave te tyre te aksesit.


Mund te zgjidhni gjuhen qe preferoni per te gjitha sherbimet tona: Shqip ose Anglisht.

Per te regjistruar kompanine tuaj ne Winbank dhe per te kryer transaksionet tuaja, ju duhet te:

  • keni akses ne Internet.
  • keni te pakten nje depozite ose llogari rrjedhese ne Tirana Bank. 
  • firmosni Termat dhe Kushtet per transaksionet nepermjet Kanaleve Alternative te Tirana Bank.
  • firmosni dhe merrni aplikimet perkatese qe percaktojne te drejtat e aksesit qe ju keni kerkuar perperdoruesit e autorizuar te kompanise suaj.
  • caktoni deri ne kater (4) Perfaqesues te Autorizuar te quajtur Administratore per Kanalet Alternative te Tirana Bank sipas kerkesave ligjore te imponuara nga forma ligjore e kompanise suaj.
  • Administratoret per Kanalet Alternative te Tirana Bank do te marrin kodet e sigurise per Winbank (User ID & PIN) per veten e tyre dhe per te gjithe perdoruesit qe kompania juaj do te regjistroje tek sherbimi Winbank. Per me teper, ai\ajo mund te marre per cdo perdorues aparaturen extraPIN generator ne koston e saj aktuale. Se fundi, Administratori/et do te marrin dhe firmosin termat dhe kushtet e duhura ne emer te kompanise suaj.

Mund te regjistroni kompanine tuaj ne sherbimin Winbank me nje vizite te vetme te Administratorit te caktuar nga ju tek dega juaj e Tirana Bank.

Per regjistrimin e kompanise suaj tek sistemi i Winbank ju lutem lexoni opsionet e meposhtme dhe veproni sipas tyre:

  1. Ne rast se ju deshironi te regjistroni si perdorues tek Winbank nje ose me shume perfaqesues legale qe ekzistojne tek legalizimi juaj me Banken dhe ata jane te autorizuar te ekzekutojne cdo lloj veprimi me Tirana Bank, perfshire dhe veprimet me pale te treta, atehere dorezoni tek nje prej degeve te Tirana Bank Deklaraten e Perdoruesit (download-oni formen dhe plotesojeni qe do dorezoni ne banke per te drejtat e perdoruesve).
  2. Ne rast se ju deshironi te regjistroni si perdorues tek Winbank nje ose me shume perfaqesues legale te cilet kane te drejta te limituara dhe/ose pale te treta (nenpunesit) sipas statusit tuaj legal ju duhet te dorezoni tek nje prej degeve te Tirana Bank dokumentat e Procesverbaleve te Mbledhjeve (download-oni formen qe i pershtatet statusit legal te kompanise suaj dhe perdoreni si nje udhezues per pergatitjen e Procesverbalit te Mbledhjeve) dhe Deklaraten e Perdoruesit (download-oni formen dhe plotesojeni qe do dorezoni ne banke per te drejtat e perdoruesve).
  3. Vereni, duhet te deklaroni ne dokumentin origjinal te Procesverbaleve te Mbledhjes te drejtat e Administratoreve te Autorizuar.  

Gjate vizites se Administratoreve tek dega,  duhet te dorezojne:

  • dokumentat ligjore qe provojne qe ato jane Perfaqesuesit e Autorizuar si Administrator/et per Kanalet Alternative te kompanise suaj te Tirana Bank.
  • aplikimin e plotesuar me te drejtat e aksesit per cdo perdorues.

Ju mund te pajiseni me modele te dokumentave ligjore dhe aplikimeve te mesiperme nga deget tona te Tirana Bank.

Me dorezimin e kodeve te aksesit te te gjithe perdoruesit e kompanise suaj tek Administratoret qe keni caktuar, regjistrimi juaj tek Winbank eshte aktivizuar.

Miresevini ne Winbank